Kovaçevski: Qëndrimi i SHBA-së për ndryshimet kushtetuese është i njëjtë me qëndrimin e mbi 80% të qytetarëve që duan të jenë pjesë e BE-së

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar, tha se nuk është e vërtetë se “qeveria është gjunjëzuar të lusë faktorët ndërkombëtarë që të vijnë në Maqedoni për të bërë presion mbi disa deputetë të votojnë ndryshimet kushtetuese”, teksa fajësoi opozitën dhe njëkohësisht falënderoi përfaqësuesen speciale për mbështetjen e SHBA-së.

“Diskutuam në radhë të parë për procesin e fillimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat BE-ja dhe SHBA-ja e konsiderojnë hap kyç dhe të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së. Ky është qëndrim i njëjtë me qëndrimin e koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja dhe i njëjtë me qëndrimin e mbi 80% të qytetarëve të Maqedonisë që duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Ajo që duhet të bëjmë është të sigurojmë një proces të qetë për anëtarësimin e plotë në BE. Kuadri i negociatave është një dokument i miratuar nga të gjithë anëtarët dhe përmban kushte që ne duhet të përmbushim. Nuk do të ketë marrëveshje të re dhe nuk ka mundësi për rinegociim të kornizës siç thanë disa politikanë dhe kjo retorikë përdoret gjithnjë e më pak pas përgjigjeve të liderëve politikë në Bruksel”, theksoi Kovaçevski në konferencën për media.
Për të, marrëdhëniet dypalëshe me Bullgarinë janë dypalëshe dhe nuk do të ndikojnë në procesin e integrimeve evropiane dhe më e rëndësishmja, sipas tij, nuk mund të ketë kërkesa të reja në kuadrin e negociatave.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif





You may also like