Kovaçevski pret një diskutim të frytshëm për ndryshimet kushtetuese dhe konsensus mbipartiak për integrimin evropian të shtetit

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se rreth ndryshimeve kushtetuese pret të ketë një diskutim të frytshëm, debati konstruktiv dhe se do të ketë konsensus mbipartiak për vazhdimin e integrimit evropian të shteti.

“Qeveria mbrëmë informoi përmes një kumtese dhe përmes shpalljes së tekstit integral të propozim-iniciativës për amendamentet kushtetuese se vendimi është miratuar njëzëri dhe është dorëzuar dje në Kuvend. Kuvendi në përputhje me procedurat e tij do ta organizojë fillimisht punën e Komisionit Kushtetues, pastaj edhe seancë plenare. Sepse ambasadori evropian është këtu, shumë qartë thotë se tani varet nga ne, nga vendimet që do të marrim, si dhe në çfarë mënyre dhe sa shpejt do të vazhdojmë dhe përfundojmë rrugën e integrimeve evropiane”, tha Kovaçevski, i cili së bashku me ambasadorin Dejvid Gir, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian, Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve dhe Ejup Rustemi, drejtor i Ndërmarrjes Publike ‘Rrugët Shtetërore’ ishin në një vizitë në terren në seksionin Gradsko – Drenovë në pjesën Xd të Korridorit X Panevropian.

Kryeministri konsideron se bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese të cilat, siç tha, nuk prekin në asnjë çështje identiteti.

“Dje janë publikuar, nuk ka pasur asnjë koment negativ as në media dhe askund. Ne jemi një shoqëri multi-etnike multi-profesionale që është shembull për Evropë. Dhe konsideroj se 120 deputetët tanë në Kuvend do të kenë edhe vizion, do të kenë virtyt dhe guxim të marrin vendim që do të nënkuptojë integrim evropian të shtetit dhe para së gjithash sigurimin e një të ardhmeje më të mirë evropiane gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme”, tha Kovaçevski.

Qeveria dje pasdite i ka dorëzuar Propozimin për ndryshime kushtetuese në Kuvend menjëherë pas përfundimit të seancës së 171-të, në të cilën kryeministri dhe ministrat e miratuan Propozimin.

“Në seancën e 171-të të Qeverisë, të mbajtur më 18.7.2023, pika 48, pika 48,  është shqyrtuar Informacioni me Propozim për ndryshime kushtetuese, është përcaktuar Propozimi dhe është dorëzuar në Kuvend menjëherë pas përfundimit të seancës”, informojnë nga Qeveria për MIA-n.

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like