Kovaçevski: Po takim liderësh, por jo për zgjedhje të parakohshme!

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski, do të pranonte takim liderësh, por jo në mënyrën që e kërkon opozita VMRO-DPMNE.

“Është papërgjegjësi që të bojkotohet Kuvendi, në kohën e luftës dhe krizës, në kohën kur çmimet e  energjensave  vazhdimisht rriten, kur nuk mund të sigurohet transport ki grurit nga Ukraina. Në kushte të këtilla të kërkosh zgjedhje të parakohshme është papërgjegjësi dhe është për qëllime politike. Takim liderësh për çështje strategjike dhe jetë më të mirë për qytetarët, përballje me krizën energjetike mund të ketë. Takim liderësh me kërcënime dhe shantazhe, ku kryetari i opozitës numëron ditët si në film aksion-nuk do të ketë. Duhet të egistoj komunikim me të gjitha partitë”, ka deklaruar Kovaçevski, përcjell SHENJA.

 


You may also like