Kovaçevski për vjedhjen e rrymës: Jo vetëm Sllupçani, vjedhje ka edhe në Haraçinë e vende tjera!

by admin
Spread the love

Sllupçani nuk është vendi i vetëm ku ka kyçje ilegale në rrjetin energjetik dhe ku nuk paguhen faturat e rrymës. Ashtu ka qenë Haraçina dhe ka edhe vende të tjera, tha mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski për problemin me energjinë elektrike në fshatin Sllupçan të Likovës.

Kovaçevski bëri të ditur se zgjidhje është arritur dhe se banorët do t’i paguajnë faturat, kurse ata që janë kyçur ilegalisht në rrjet, do të detektohen.

Përfundoi, se askush nuk është i detyruar që t’ia paguajë tjetrit faturat e rrymës.

“Nuk ka të bëjë me qasjen e institucioneve, por me realizimin e punimeve të kompanisë private. EVN ka për detyrë që të dërgojë energji elektrike te çdo amvisëri në shtet si furnizues universal, përfshirë këtu edhe konsumatorët e vegjël. Sa i takon vendit që e përmendët (Sllupçan), aty ka pasur probleme me pagesën dhe me kyçje ilegale në rrjetin elektrik. Kompania dhe institucionet përkatëse, kurse Ministria e Ekonomisë është përgjegjëse për energjetikën, kanë biseduar me kryetarin e Komunës së Likovës dhe sipas njoftimeve, ai problem është tejkaluar. Do të hynë ekipet e EVN-së, do të detektojnë se kush ka qenë i kyçur ilegalisht, dhe kush nuk i ka paguar faturat, do t’i paguajë dhe të vazhdojë furnizimi normal me energji elektrike. Vende të tilla ka më shumë, nuk është vetëm Sllupçani apo siç ishte Haraçina, por ka edhe vende të tjera ku zgjidhet problemi. Askush nuk është i detyruar që t’ia paguajë tjetrit energjinë elektrike”, tha Kovaçevski në Sveti Nikollë.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like