Kovaçevski: Pas anëtarësimit në NATO, synimi tjetër strategjik është anëtarësimi në BE deri në vitin 2030

by admin
Spread the love




Qëllimet tona strategjike janë specifike dhe të qarta. U bëmë anëtare e NATO-s, për t’u bërë anëtare e BE-së deri në vitin 2030. Është mirë të kemi një pikë referimi që do të shërbejë si udhërrëfyes dhe motivim për të ecur përgjatë trajektores së përcaktuar, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij në Universitetin prestigjioz Xhon Hopkins në Uashington me temën “Nevoja urgjente për zhvillim ekonomik në Ballkan”.

Siç publikoi në profilin e tij në FB, kryeministri tha se “qytetarët e Maqedonisë duan të jetojnë në BE, por në shtëpi, në Maqedoninë e Veriut. BE-ja është vizioni për një standard më të mirë, për punë më të mira dhe më të paguara, për vlerat evropiane, perëndimore, në vend”.

 


You may also like