Kovaçevski paralajmëron VMRO-në: Nuk keni ministra nëse nuk e votoni qeverinë teknike

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski kërcënoi VMRO-DPMNE-në se nëse nuk e voton Qeverinë teknike, nuk do të ketë ministra në këtë Qeveri. Sipas Kovaçevskit, nuk ekziston asnjë shembull në botë ku partia merr pjesë në Qeveri, por nuk e mbështet, gjegjësisht nuk e voton atë.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Kur merret pjesë në Qeveri, kjo do të thotë se e mbështet atë. Nëse nuk votohet, vlerësoj se ato vende duhet të mbeten të zbrazëta. Mandatari i ri t’i propozoj Qeverisë që vendet të cilat i takojnë VMRO-DPMNE-së, të jenë të zbrazëta. Në momentin kur VMRO-DPMNE do ta mbështes Qeverinë, mandatari mund të propozoj ato ministra të votohen”.

Nga VMRO i përgjigjen Kovaçevskit se një gjë e tillë ka qenë e pritur nga ato, prandaj dhe kishin kërkuar që të tërhiqet Qeveria teknike. Ato e porosisin Kovaçevskin se ligji nuk njeh “vende të zbrazëta”, siç paralajmëroi Kovaçevski.

VMRO-DPMNE

“Me qëllim që të veprohet në mënyrë të përgjegjshme, VMRO-DPMNE pranoi të marrë pjesë në Qeverinë teknike, pa e votuar kryeministrin teknik të BDI-së Xhaferin. Mbetet që pushteti të vendos ta respektoj ligjin, ose ta shkel atë, që vetëm i zbulon qëllimet e fshehta për ta rrezikuar procesin zgjedhor, që është një provë për dozën e madhe të nervozës tek Qeveria në largim”.

VMRO thotë se mbetet në të njejtin qëndrim, se emrat për ministra dhe zëvendës ministra, në pajtim me ligjin, do të propozohen javën e ardhshme.

VMRO-DPMNE tashmë e kanë bërë të qartë se ata nuk do ta votojnë Qeverinë teknike, por do të marrin pjesë në të, pasi nuk e mbështesin Talat Xhaferin, nga radhët e BDI-së, që të jetë kryeministër teknik.

Por, as deputët e BDI-së nuk do të mbështesin propozimet për ministra të VMRO-së. Ata kanë bërë me dije partia e Ali Ahmetit, ka marrë këtë vendim, pas paralajmërimit të liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskit, se partia e tij nuk e mbështet kryeministrin e parë shqiptar Talat Xhaferin dhe gjithë ekipin e Qeverisë teknike.

Javën që vjen, Xhaferi duhet të paraqes dorëheqje nga funksioni i kryeparlamentarit dhe në vendin e tij të zgjidhet koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski. Qeveria teknike duhet të zgjidhet 100 ditë para zgjedhjeve, gjegjësisht më 28 janar.

Emine Ismaili /SHENJA/



You may also like