Kovaçevski: Nuk ka presion ndaj VMRO-DPMNE-së, atë që e thotë Mickoski dikur e thoshte Gruevski

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit, Dimitra Kovaçevski ka mohuar se ka presione rreth VMRO-DPMNE-së. Kovaçevski tha se atë që e thotë Mickoski, ai rikujton ish kreun e tij, Nikolla Gruevskin.

“Atë që e dëgjojë nga kryetari i tanishëm i VMRO-DPMNE-së më rikujton shumë 11 vitet e kryetarit të mëparshëm.  Atë që e dëgjojë është se bota dhe Evropa janë bashkuar kundër Maqedonisë së Veriut, diçka të tillë kemi dëgjuar edhe në të kaluarën, por ne kemi vërtetuar të kundërtën, edhe përkundër të gjitha histerive dhe fajsimeve të rrejshme se do të bëhet bullgarizimi, do të asimilohemi, humbje të gjuhës dhe identitetit, ne i filluam negociatat me BE-në, duke mbrojtur gjuhën dhe identitetin maqedonas përmes rezolutave”, ka deklaruar Kovaçevski, raporton SHENJA.

Kryeministri më tej tha se nuk duhet lejuar që Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia të ecin përpara në integrimet evropiane, pasi në të kundërtën Maqedonia e Veriut do të ngecë me Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën, shtete që, sipas kryeministri ende nuk i kanë zgjidhur çështjet themelore për qeverisje të shtetit.  /SHENJA

MARKETING




You may also like