Kovaçevski: Nuk funksionoj nën shantazh dhe presion, zgjedhje do të ketë në vitin 2024

by admin
Spread the love




Kur është fjala për negociatat me BE-në dhe ndryshimet kushtetuese, pas kërkesës së djeshme të kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, për zgjedhje të parakohshme, kryeministri Kovaçevski në konferencën e sotme për media deklaroi se nuk funksionon nën shantazh dhe presion.
“Janë procese me rëndësi strategjike dhe nuk mund të jenë objekt shantazhi, janë për qytetarët. Po e përsëris se nuk funksionoj nën shantazh dhe presion. Do të ketë zgjedhje në 2024 dhe ky është një çështje e përfunduar. Çështja e ndryshimeve kushtetuese është serioze dhe çështje shtetërore, nënkupton përfundimin e procesit për hapjen e kapitujve në procesin e nisur të negociatave me BE-në. Në rrjedh është skriningu dhe tani gjithçka varet nga ne”, tha Kovaçevski.
Ai bën thirrje për një konsensus të gjerë social dhe politik për rrugën evropiane të shtetit.

“U bëj thirrje për konsensus të gjerë social dhe politik për rrugën evropiane të shtetit. Në vitin 2024 do të kemi zgjedhje të reja dhe nuk do të kemi të njëjtët 120 deputetë apo ministra në Qeveri. Të gjithë duhet të punojmë drejt anëtarësimit të plotë në BE. Ky proces ka filluar dhe mund të ndalet vetëm nga partitë që e kundërshtojnë, si partitë E Majta dhe VMRO”, tha Kovaçevski.


You may also like