Kovaçevski: Nëse opozita tejkalon veten, në Samitin në dhjetor të BE-së do të kemi vendim për hapjen e kapitujve

by admin
Spread the love

Epilogu nga Samiti në dhjetor i BE-së varet vetëm nga ne, respektivisht nga ajo nëse opozita në vend do ta tejkalojë veten lidhur me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, që janë obligimi i jonë dhe kusht për hapjen e kapitujve në negociatat, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili është për vizitë në vend.

“Samiti i dhjetorit do të tregojë se ajo që do të ndodh në të, varet nga ne. Respektivisht, nëse ne e marrin vendimin, të cilin e kemi obligim lidhur me përfshirjen e disa popujve tjerë në Preambulën e Kushtetutës sonë, atëherë edhe vendimi në Samitin e dhjetorit do të jetë pozitiv dhe Maqedonia e Veriut do t’i hapë kapitujt. Dhe për këtë shkak them se tani varet nga ne, pasi BE-ja i ka plotësuar obligimet e saj lidhur me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare, lidhur me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare në gjuhën maqedonase, për nënshkrimin e marrëveshjes Fronteks në gjuhën maqedonase me të gjitha gjuhët tjera të BE-së, të miratuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, që nuk ishte rast asnjëherë më parë. Ata i përmbushën obligimet e tyre, të theksuara në kornizën negocuese, mbetet ne ta përmbushim obligimin tonë”, thotë Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve për pritjet nga samiti në dhjetor të BE-së.

Ai me këtë rast potencoi, siç thotë, në edhe një aspekt të Samitit në dhjetor, e ai është qëndrimi i opozitës lidhur me ndryshimet kushtetuese.

“Cili do të jetë ai, jo vetëm se varet nga ne, por do të tregojë edhe në cilën mënyrë varet nga secili prej nesh. Nëse ata të cilët çdoherë kanë qenë kundër integrimit të vendit në NATO dhe BE, këtë herë do ta tejkalojnë veten. Nëse tejkalojnë veten, në Samitin e dhjetorit do të kemi vendim, me të cilin Maqedonia e Veriut do t’i hapë kapitujt për integrim në BE. Nëse nuk e tejkalojnë veten, atëherë do ta shohim përsëritjen e 11 samiteve të NATO-s, dhe të 11 samiteve të BE-së derisa ata ishin në pushtet, kur nuk ka ndodhur asnjë vendim, asnjë milimetër përpara në eurointegrimet. Do të kemi situatë ku vetëm Nikolla Gruevski zëvendësohet me Hristijan Mickoskin, një kryetar u zëvendësua me një tjetër, me qasje të njëjtë në politikë”, tha Kovaçevski.

I pyetur për përfitimet nga Plani i KE-së për rritje në Ballkanin Perëndimor, Kovaçevski tha se bëhet fjalë për një plan tejet të rëndësishëm, i cili, thotë ai, edhe në e kerkuam nga BE-ja, e me të cilin qytetarët dhe kompanitë do të mund t’i ndjejnë beneficionet dhe përfitimet nga BE-ja që para anëtarësimit të plotëfuqishëm.

“Ky plan praktikisht ofron gjashtë miliardë euro mjete financiare për vendet nga Ballkani Perëndimor, dy miliardë euro janë grant, katër miliardë janë kredi të volitshme, të garantuara nga vet BE-ja, me norma të interesit në nivel shumë të ulët”, tha Kovaçevski.

MARKETING



You may also like