Kovaçevski në Spanjë: Zgjerimi në krye të agjendës, BE-ja po përgatitet për anëtarë të rinj

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, po merr pjesë në Samitin e tretë të Bashkësisë Politike Evropiane në Granada të Spanjës. Në një deklaratë për media para takimit, tregoi se një nga temat kryesore që ka rëndësi më të madhe është zgjerimi i BE-së. Kovaçevski po ashtu tha se është domethënëse që nesër do të mbahet një takim jozyrtar i Këshillit Evropian, ku do të diskutohen çështje të rëndësishme, si për paqen dhe sigurinë në Evropë, për mbështetjen për Ukrainën, por edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Duke iu referuar deklaratës së presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, Kovaçevski tha se tashmë ka një debat brenda BE-së në lidhje me përgatitjen e BE-së për pranimin e anëtarëve të rinj nga njëra anë dhe nga ana tjetër proceset e anëtarësimit që vetë vendet anëtare kanë me Bashkimin Europian.
“Mendoj se jemi në një pozitë të shkëlqyer duke pasur parasysh që negociatat me BE-në i kemi filluar vitin e kaluar. Nga ana tjetër, BE-ja ka një interes strategjik dhe një proces tashmë të hapur për përshtatjen e tij, i cili është një proces paralel për faktin se do të duhet të funksionojë në të ardhmen me vende që kanë një numër më të madh se ky aktual që do të thotë se do të ketë dinamikë në anën e vendeve kandidate për anëtarësim, para së gjithash kam parasysh vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, por edhe dinamikë brenda BE-së në drejtim të përshtatjes së funksionimit të disa shteteve anëtare”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

MARKETING



You may also like