Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese nuk e prekin identitetin tonë

by admin
Spread the love

“Qytetarët duan të jetojnë në BE dhe ne duhet ta marrim vendimin për hir të qytetarëve. Kjo nuk është luftë për të fituar pikë politike. Ne ende po debatojmë nëse dikush, për hir të karrierës së tij personale politike, do të marrë vendim nga i cili varet e ardhmja e vendit dhe që nuk prek asnjë çështje identiteti. Ai vendim do të fusë për herë të parë një pjesë bullgare të popullit në Kushtetutën tonë. Kjo do të thotë se teza e një populli në dy shtete bie në ujë”.

Këtë e tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, në lidhje me ndryshimet kushtetuese që duhet të votohen në Kuvend. Ai tha se tashmë 20 vite politikanët kanë parë vetëm luftën politive në vend dhe kjo ka sjellë ikjen e të rinjve.

“Ne prej 20 vitesh e shikojmë politikën për mbledhjen e pikëve politike ditore dhe çfarë morëm? Kemi marrë 20 breza të humbur, të cilët kur shkojnë për të punuar jashtë, marrin pasaporta të vendeve të tjera që t’ia dalin më lehtë. Çfarë do t’u përgjigjemi atyre brezave? Ata që nuk i morën vendimet atëherë”, tha Kovaçevski.

Kryeministri beson se “nëse ajo mosmarrëveshje e pakuptimtë me Greqinë do të ishte zgjidhur 20 vjet më parë, ne do të kishim qenë anëtare e NATO-s dhe BE-së së bashku me Kroacinë 20 vjet më parë.

You may also like