Kovaçevski: Me rishikimin e buxhetit, sigurojmë kthimin e ekonomisë në nivelin para pandemisë

by admin
Spread the love




Me miratimin e rishikimit të Buxhetit për vitin 2022 gjatë javës së kaluar, sigurojmë stabilitet ekonomik dhe mbështetje më të madhe financiare për qytetarët dhe kompanitë në këtë vit të krizës, shkroi në Fejsbuk kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Në një vit të mbushur me sfida ekonomike, energjetike dhe shëndetësore, vazhdojmë me kujdes të vërtetë për të gjithë qytetarët dhe përqendrohemi në zhvillim të përgjithshëm të shtetit”, thekson Kovaçevski në publikimin.
Ai potencoi se me rishikimin janë siguruar 76 milionë euro për masa të reja antikrizë, 32 milionë euro për rritje të prodhimtarisë vendore të ushqimit, paga të rritura në arsim dhe mbrojtje fëmijërore dhe pagesë e tyre me kohë, pensione më të larta nga shtatori për mbi 320.000 pensionistë, subvencione për bujqit dhe mjete për projekte zhvillimore.

“Rishikimi i cili është përshëndetur nga Banka Botërore dhe prezantuar para qytetarëve dhe para bashkësisë së biznesit, krahas ruajtjes së qëndrueshmërisë makroekonomike, synon edhe mbështetjen e ekonomisë për kthimin në nivelin para pandemisë”, shtoi kryeministri Kovaçevski në publikimin.


You may also like