Kovaçevski: Koalicioni stabil, Qeveria i ka dyert e hapura për partitë proevropiane

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka komentuar sot zërat për përfshirjen e mundshme të Aleancës për Shqiptarët në Ekzekutivin e  vendit. Kovaçevski ka deklaruar se Qeveria i ka dyert e hapura për të gjithë ata që janë për një Maqedoni evropiane.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër 

“Gjatë fjalimit tim në parlament në senacën për pyetje deputetësh, i bëra thirrje të gjithë deputetëve dhe partive politike të cilët janë për konceptin për Maqedoni Evropiane, se dyert për bashkëpunim të kësaj qeveri janë të hapura,  pa marrë parasysh përkatësinë partiake”

Megjithatë, Kovaçevski ka theksuar se aktualisht shumica parlamentare e qeverisjes është stabile. /SHENJA/


You may also like