Kovaçevski: Jam i inkurajuar nga deklarata e presidentit të KE se BE deri në vitin 2030 duhet të zgjerohet

by admin
Spread the love

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, DImitar Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut 20 vite është duke pritur datën për fillimin e bisedimeve me BE-në. Ai tha se që nga data e marrjes së statusit të kandidati për anëtarësim në BE, as Mali i Zi nuk ka qenë e pavarur e as Kosova.

Kovaçevski, tha se 80% e popullatës në Maqedoni janë pro BE-së, por 80% e tyre janë edhe të lodhur nga bllokadat që i bëjnë vendet e BE-së ndaj Maqedonisë.

“Jam i inkurajuar nga kjo deklaratë për herë të parë të cilën e dha presidenti Mishel se BE duhet dhe do të validizojë qëllimin e saj për zgjerim. Përse sepse tani flasim për zgjerim jo vetëm për BE por edhe në NATO. E dini se ne kemi qenë anëtarët më të rinj në NATO, por tani nuk jemi sepse Finlanda u anëtarësua”, tha Kovaçevski, duke shtuar se si anëtarë të NATO-s, kemi dëshmuar se jemi partnerë të mirë. /SHENJA/

 

 

MARKETING




You may also like