Kovaçevski i shqetësuar për gjendjen në veri të Kosovës: Kemi njësi në përbërjen e KFOR, marrim informacione në bazë ditore

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se ndjehet i shqetësuar rreth situatës në veri të Kosovës. Kovaçevski tha se Kosova dhe Serbia do duhet të kërkojnë zgjidhje paqësore.

Në pjesën e Kosovës, edhe ministri i Punëve të Jashtme edhe unë shprehim shqetësim për atë që ndodhë në veri të Kosovës, vlerësoj që të gjitha palët duhet të sillen në përputhje me vendosjen e paqes në veri të Kosovës sepse tensione të tilla në atë pjesë mund të shkaktojnë edhe efekte negative në rajon dhe mendoj se zgjidhja duhet të kërkohet përmes dialogut, që ka filluar dhe që është me ndërmjetësim ndërkombëtare mes Serbisë dhe Kosovës”, tha mes tjerash Kovaçevski.

I pyetur nëse institucionet do të kërkojnë që mos të udhëtohet në Kosovë për shkak të gjendjes së sigurisë, Kovaçevski tha se nuk ka nevojë për një gjë të tillë dhe se institucionet përkatëse po e ndjekin situatën.

Rreth të gjitha detajeve që kanë të bëjnë me qytetarët tanë që janë në Kosovë, ne mos të harrojmë se edhe në përbërjen e KFOR kemi njësi tonën që janë atje, ministritë përkatëse dhe Ministria e Mbrojtjes, që më informojnë në bazë ditore rreth kontingjentit tanë që kemi atje, si dhe MPJ, në bazë ditore e ndjekin situatën dhe kur do të ketë nevojë, atëherë normalisht do të dalin me njoftim rreth qytetarëve tanë që janë në Kosovën fqinje”, pohoi Kovaçevski.

You may also like