Kovaçevski i prerë: Ndryshimet Kushtetuese edhe pa opozitën

by admin
Spread the love

Edhe pse të gjitha partitë opozitare i thanë “jo” ftesës së Ministrisë së Drejtësisë për Grupet e punës që do të duhen të punojnë në hartimin e ndryshimeve kushtuese, Kryeministri thotë se pavarësisht të gjitha rrethanave politike, ata janë të vendosur që të inicojnë procedurë në Kuvend, njofton KlanM.

”Për mua ishte e pritur se cilat parti do të marrin pjesë dhe cilat parti jo në grupin e punës të formuar nga Ministria e drejtësisë. Procesi do të fillojë, unë thash se do të fillojë. Ky proces nuk mund të jetë peng i një personi” – tha Dimitar Kovaçevski.

Në ditën e fundit të afatit për nominimin e përfaqësuesve në Grupin e Punës për ndryshimet kushtetuese, partitë në pushtet bënë publike propozimet e tyre.

LSDM-ja, sic njofton KlanM, ka nominuar Cvetanka Ivanovën, Aleanca për Shqiptarët – Remzi Mehmedin, kurse BDI-ja koordinatorin e Grupit Parlamentar, Arbër Ademin.
Në Grupin e Punës do të marrin pjesë edhe profesori Jeton Shasivari dhe ish-Gjykatësja në Strasburg, Margarita Caca Nikolovska.

Paraprakisht, Presidenti Stevo Pendarovski, njoftoi se profesori Aleksandar Spasov do të jetë përfaqësuesi nga kabineti I tij.

Partitë opozitare, sic percjell KlanM, njoftuan se nuk do të marrin pjesë në grupet e punës për ndryshimin e kushtetutës. VMRO-DPMNE-ja propozon modelin kroat dhe shprehet e bindur se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare. Alternativa dhe Lidhja Demokratike gjithashtu kanë refuzuar të nominojnë përfaqësuesit.

Grupi I Punës, sic njofton KlanM, duhet ta përpilojë draft-tekstin, pas çka do të organizohet debati I gjerë publik. Për hapjen e Kushtetutës, në Kuvend të domosdoshme janë 80 vota të deputetëve.

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se nesër do ta bëjë publike përbërjen e grupit të punës për ndryshime kushtetuese. Afati I dhënë për institucionet dhe partitë politike që të caktojnë përfaqësuesit e tyre skadon në mesnatë.
Sipas informatave të fundit, grupi I punës duhet të ketë 6 ose 8 ekspertë.

You may also like