Kovaçevski: Është mirë që kombe të tjera të përfshihen në Kushtetutë

by admin
Spread the love

“Zyrtarët e BE-së kurrë nuk e vënë në dyshim zgjerimin e BE-së. Unë ndaj këtë mendim sepse pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja nuk është e plotë. Ne jemi pjesë e qenësishme e BE-së, ndajmë të njëjtat vlera dhe qytetarët tanë janë pjesë e BE-së në çdo aspekt”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski për “RTS”.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut ndoshta ka pasur rrugën më të vështirë për fillimin e negociatave, por se tani mund të mbyllim çështjet e hapura dhe kemi një udhërrëfyes të qartë se si do të zhvillohet procesi i anëtarësimit.

“Ato çështje që ishin dilema tashmë janë tejkaluar. Në kornizën e negociatave ekziston një gjuhë e pastër maqedonase, identiteti i popullit maqedonas është i garantuar në kuadër të kornizës negociuese dhe të gjithë procesit negociator, ndërsa çështjet historike janë pjesë e punës së komisionit për histori dhe nuk janë pjesë e procesit negociator. Ajo që ne kemi si obligim në atë rrugë, që në fakt e kanë pasur edhe një numër i madh i vendeve të tjera, është një rregullim kushtetues, me Maqedoninë e Veriut që ka edhe një aktivitet shtesë për të bërë, që është përfshirja e pjesëve të kombeve të tjera që jetojnë në vendin tonë”, tha Kovaçevski.

Kryeministri theksoi se Maqedonia e Veriut është shoqëri multikulturore, multikonfesionale dhe multietnike dhe është mirë që në Kushtetutë do të hyjnë edhe kombe të tjera, sepse vendi është Evropë në miniaturë./Telegrafi/

You may also like