Kovaçevski: Çmimi i energjisë elektrike dhe ngrohjes mund të shtrenjtohet për 20%

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, është pyetur se si do të merren me tarifën e re prej 10 dollarëve për megavat orë për transitin e gazit rus në Serbi, Hungari dhe Maqedoninë e Veriut. Ai ka shpjeguar se Qeveria  po pret përgjigje nga Komisioni Evropian  dhe nga Komuniteti i Energjetik Europian. Sipas kryeministrit, nëse nuk marrim një përgjigje të favorshme, do të drejtohen edhe në gjykatën ndërkombëtare.

 “Këtë temë kemi biseduar edhe me kryetaren e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen. Kjo është një tarifë që nuk duhej të vendosej, sepse i gjithë kapaciteti i anës sonë hyrëse në furnizimin me gaz ia jep Bullgaria “Gazpromit”. Kjo do të thotë se një taksë e tillë në vendin tonë do të shkaktojë rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes për 20%”, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski.

 

MARKETING



You may also like