Kovaçevski: Çdo qytetarë ka të drejtë të investojë mjete të veta

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Çdo qytetarë në vend ka të drejtë të investojë me mjete të veta. Kjo nuk përjashton askënd, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes së deputetes së VMRO-DPMNE-së, Bllagica Llasovska se sa është etike që bashkëshortja e tij (kryeministrit) të punojë në një kompani energjetike në këto momente.

Duke lexuar një artikull në media se “bashkëshortja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski po i futet biznesit të energjisë elektrike, në një kompani e cila planifikon të ndërtojë një termocentral solar në Radovish, Llasoska tha se kompania është hapur në tetor të vitit 2020, një muaj pas kryeministri aktual është propozuar si zëvendësministër i Financave.

“Fillimisht u bëtë funksionar, pastaj bashkëshortja juaj hapi kompani.

Kjo nuk është e paligjshme, por pyetja ime është se sa është etike që bashkëshortja e juaj të bashkëpunojë me kompani energjetike në momentet kur njerëzit janë në gjendje të vështirë dhe a keni ndonjë shembull në botë për diçka të tillë”, pyeti Llasoska.

Kovaçevski në përgjigjen e tij theksoi se konform kodit etik të Qeverisë dhe Ligjit për parandalimin e korrupsionit e gjithë prona e tij dhe e anëtarëve të familjes në emër të tij janë lajmëruar në listën anketuese në Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

“Ju u përpoqët të aludoni se bëhet fjalë për investim tonin.

Jo, është investim i bashkëshortes sime që lejohet në bazë të ligjit dhe ata që investojnë mjete të veta paguajnë edhe taksa ku marrin rroga administrata publike, Qeveria dhe deputetët”, tha Kovaçevski.


You may also like