Kovaçevski: Autostrada Kërçovë – Ohër duhet dhe do të fitojë dinamikë

by admin
Spread the love




Po finalizohen punët e asfaltit në tunelin e autostradës Kërçovë – Ohër, ndërsa pjesë të aksit po vihen në komunikacion nën regjim të përkohshëm siç po përfundon ndërtimi. Është depërtuar në 95 për qind të trasesë, ndërsa në terren po punohet me mbi 800 punëtorë dhe rreth 400 makina.

Kryeministri Kovaçevski porositi se kjo rrugë duhet dhe do të fitojë dinamikë dhe se në komunikimin e përditshëm me institucionet e përfshira në procesin e ndërtimit insiston që kjo të jetë prioritet. Përfundimi i autostradës, theksoi, është me rëndësi për Kërçovën, Strugën, Ohrin, Vevçanin, për vendbanimet përreth të cilat gravitojnë në këtë rajon, por edhe për tërë shtetin.

“Jam i vetëdijshëm se punëtorët të cilët e ndërtojnë këtë autostradë u përballën me shumë sfida në vitet e kaluara, për shkak të lëshimeve të mëdha në vetë projektin. U nevojitën vite në mënyrë që të depërtohen tunelet nën grykën Presekë. Punëtorët u përballën me shumë probleme në zemër të malit që plotësisht e zvarriti punën në terren, kështu që planet për punë duhej të adaptoheshin sipas kushteve të cilat i imponuan vetë kushtet në terren. Dhe ky ishte vetëm një segment që duhej të tejkalohej, traseja e gabuar, mosharmonizimi i dokumentacionit projektues dhe gjendja në terren, dislokimi i përçuesve, kabllot telefonike, instalacionet e ujësjellësit, objektet individuale dhe ekonomike, sepse ishin mu në trasenë e autostradës”, deklaroi Kovaçevski.


You may also like