Kounde shpëton Sevillan në frymën e fundit, Villarreali kap zonën europiane

by admin
Spread the love

Goli në sekondat e fundit nga Jules Kounde i ka dhënë një pikë Sevillas përballë Villarrealit, pavarësisht dominimit të “nëndetëses së verdhë” pothuajse përgjatë gjithë ndeshjes. Sfida përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa për ekipin e Emery realizoi Giovani Lo Celso. Një pikë kjo që ndihmon më shumë Villarrealin i cili ngjitet në vendin e shtatë që të çon në Conference League.

Villarreal u hodh menjëherë në kërkim të golit dhe rrezikoi fillimisht me Foyth e më pas me Samuel Chukëueze që ishte i pafat pasi goditja e tij u ndal nga shtylla. Provuan gjithashtu edhe Torres e Estupinan, por në asnjë rast nuk u treguan të qartë përpara portës duke i çuar me rezultatin e bardhë 0-0 ekipet në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë, Villarreal gjeti golin pas devijimit të Kounde në portën e vetë. Megjithatë, sistemi VAR ndërhyri dhe pas konsultimit të gjyqtarit goli u anulua.

Rreziku i parë nga Sevilla erdhi vetëm në minutat e fundit ku Rafa Mir shpërdoroi një shans të artë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë u zhbllokua edhe rezultati. Giovani Lo Celso u tregua i sakt përpara portës duke e çuar rezultatin në 1-0.

Kur pritej që Villarreali të dilte nga ky takim me pikë të plota, Jules Kounde surprizoi të githë dhe i çoi shifrat në 1-1. Menjëherë pas golit gjyqtari lajmëroi fundin e takimit dhe të dy ekipet ndanë nga 1 pikë.

Kështu, Villarreal me këtë pikë parakalon në renditje Bilbaon dhe ngjitet në vendin e shtatë që të çon në Conference League, ndërsa është 1 pikë më shumë se baskët. Nga ana tjetër Sevilla qëndron në vendin e tretë në kuotën e 65 pikëve. /oversport.tv

LALIGA – Java 35
Villarreal – Sevilla 1-1
Shënues:
Lo Celso 86’ / Kounde 90+5’

Foto: Villarreal CF, Twitter

You may also like