Koulibaly: Donim të fitonim me çdo kusht, unë besoj akoma te titulli

by admin
Spread the love

Kalidou Koulibaly ka folur për “Dazn” pas humbjes shtëpiake përballë Fiorentinës: “Dhamë gjithçka. Duhet të punojmë, u bënë 4-5 ndeshje që pësojmë gol dhe kjo na kushtëzon lojën para. Duhet të jemi solid në prapavijë sepse aktualisht nuk garantojmë sigurinë për të cilën ka nevojë edhe sulmi”.

Mbrojtësi senegalez ka shprehur hapur zhgënjimin e tij: “Donim të fitonim me çdo kusht. E dinim që Fiorentina është një skuadër e fortë, që krijon shumë raste. Pas rezultatit 1-1 mendonim të shënonim të dytin, por pësuam ne gol.

Unë vazhdoj të besoj, sezoni është i gjatë, mund të ndodhë gjithçka. Kemi humbur shumë pikë në shtëpi. Më vjen keq për këtë tifozë sepse nuk e meritojnë”, ka thënë Koulibaly. / Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter

You may also like