Kot e paragjykojmë, ekspertët dhe njerëzit janë të gjithë “pro” dashurisë me shikim të parë

by admin
Spread the love

Studime të shumta e kanë vënë fokusin tek dashuria me shikim të parë, e bukur për disa, aq sa e pabesueshme për të tjerë. Një studim italian i realizuar nga një faqe e njohur për takime online, ka pyetur beqarët mbi dashurinë me shikim të parë dhe përgjigjet ishin jo pak surprizë.

70% e tyre besojnë në dashurinë me shikim të parë dhe një pjesë e mirë shpresojnë ta gjejnë, ose janë në kërkim.

Por çfarë thonë ekspertët për të? Shumë ekspertë dhe terapistë martesash janë të bindur se njerëzit mund të bien në dashuri me shikim të parë. Një nga arsyet kryesore është fakti që nuk mund të vendoset një kohë dhe mënyrë për të rënit në dashuri. Madje ka nga ata terapistë që tregojnë se kimia direkte, e cila njihet si dashuri me shikim të parë, në shumë raste është themeli i një lidhjeje të gjatë dhe martese të shëndetshme.

E rëndësishme është që pasi pasioni i fillimit fillon të bjerë, fokusin ta vendosni tek mirëmbajtja e marrëdhënies si për çdo gjë tjetër./revistawho.com

You may also like