Kosovë-Bjellorusi/ Sot përcaktohen ekipet e fundit që kualifikohen në Euro2024

by admin
Spread the love

Kosova do të zhvillojë sot ndeshjen e fundit në eliminatoret e “Gjermani 2024” përballë Bjellorusisë, pa ndonjë shpresë kualifikimi, thjesht për të përmirësuar ndoshta pozicionin e saj në renditjen e grupit, ndërkohë që kundërshtari i tyre Bjellorusia është gjithashtu e eliminuar dhe renditet në vendin e pestë në grup poshtë Dardanëve.

Barazimi me Zvicrën në ndeshjen e tre ditëve më parë e bën skuadrën e Kosovës të humbasë shpresat përfundimisht për të kaluar për në fazën tjetër të Europianit.

Ndërkohë sa i përket situatave të përgjithshme deri më tani janë kualifikuar 19 nga nga 20 skuadrat që kalojnë më tej në finalet e Gjermani 24. Shqipëri, Belgjika, Franca, Portugali, Spanja, Skocia, Turqia, Austria, Anglia, Hungaria, Sllovakia, Danimarka, Holanda, Rumania, Zvicra, Serbia, Cekia, Sllovenia dhe Italia.

Skuadra e fundit të pritet të kualifikohet për të plotësuar 20-tshen e do të jetë mes çiftit Kroaci dhe Uells. Mbrëmjen e sotme Kroacia do të përballet me Armeninë, vendi i parafundit në grupin D dhe Uellsi me Turqinë, kryesuesen e grupit, tashmë e kualifikuar.

Këtyre 20 skuadrave të kualifikuara do t’i shtohet Gjermania si vendi pritës dhe është skuadër që është kualifikuar automatikisht dhe 3 skuadrat që vijnë nga Play Off-et dhe fitueset e grupeve të tyre të Ligës së Kombeve, për të plotësuar skemën me 24 skuadra.

Të gjitha ndeshjet e fundit të raundit të fundit kualifikues të fazës së grupeve do të keni mundësinë t’i ndiqni mbrëmjen e sotme si gjithmonë drejtpërdrejtë në Digitalb.


Top Channel

You may also like