Kosovë-Bjellorusi, Gliha flet sot para mediave

by admin
Spread the love

Kampanjën kualifikuese për të Kampionatin Evropian Euro 2024, Kosova do ta mbyll të martën me ndeshjen kundër Bjellorusisë.

“Dardanët” tashmë kanë humbur edhe matematikisht gjasat për kualifikim dhe luajnë në “Fadil Vokrri” kundër Bjellorusisë e cila po ashtu ka humbur shpresat, pa asnjë presion.

Para kësaj ndeshje, Kosova sot do të stërvitet në “Kamapion Nacion al’ në Hajvali, ndërsa nga ora 17:00, trajneri Primoz Gliha do të flas në një konferencë për media.

Ndërkohë, agjenda e të dy kombëtareve për ditën e sotme është si më poshtë:

Në orën 11:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës – Kampi në Hajvali

Në orën 17:00 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës – Stadiumi “Fadil Vokrri”

Në orën 18:30 – Konferenca për media e Kombëtares së Bjellorusisë – Stadiumi “Fadill Vokrri”

Në orën 19:00 – Stërvitja e Kombëtares së Bjellorusisë – Stadiumi “Fadill Vokrri”

You may also like