Kosova, Shqipëria e Maqedonia V. nisin zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka konfirmuar se nga sot në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut kanë hyrë në fuqi tri marrëveshjes e dala nga Procesi i Berlinit.

Ai tha se e njëjta gjë pritet të ndodhë së shpejti edhe në Serbi, Mal të Zi e Bosnjë e Hercegovinë.

“Kam kënaqësi të konfirmojmë se nga sot, në Maqedoni të Veriut, Shqipëri e Kosovë hyjnë në fuqi tre marrëveshje të Procesit të Berlinit: për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se marrëveshja mes vendeve të Ballkanit Perëndimor u nënshkrua më 3 nëntor në Berlin.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like