Kosova në NATO, Vuçiç zemërohet me Erdogan – Shqip

by admin
Spread the love

Ajo që dukej si një miqësi edhe tej aspektit politik e diplomatik, Erdogan-Vuçiç, është çarë menjëherë për shkak të Kosovës.

Beogradi, më saktë presidenti serb, nuk e ka kapërdirë deklaratën e homologut turk për Kosovën në NATO, si kërkesë por dhe si realitet në qasjen turke, e cila tha se të tillë e konsideronte Kosovën, si vend të NATO-s. Që do të thoshte ndryshe: nëse cenohet Kosova, Turqia ndërhyn menjëherë.   

Ndaj, Vuçiç reagoi duke paralajmëruar notë proteste ndaj Turqisë.

 “Ne sigurisht që nuk e shohim si lëvizje jomiqësore deklaratën e dhënë në konferencë me Vjosa Osmanin, faktin që Rexhep Tajip Erdogan tha, pa pyetur askënd, se Turqia e konsideron Kosovës në NATO”, deklaroi ai.

Kjo mund të jetë mosmarrëveshja e parë diplomatike mes Serbisë dhe Turqisë që nga ardhja në pushtet e Aleksandër Vuçiçit.

Mes dy presidentëve ka patur një raport të ngushtë, gjë që ka efektuar dhe në investime të fuqishme turke në Serbi. Por përkundër kësaj, të cilat duhet të shihen si lëvizje shahistike në diplomaci, Erdogan ka qenë i prerë në mbrojtje të faktorit shqiptar në rajon, përfshirë dhe atë boshnjak. /tesheshi.com/  

 

You may also like