Kosova me “pesë yje”, Spanja mposht Portugalinë dhe shkon në “Final Four”

by admin
Spread the love

Kosova e mbyll me fitore këtë edicion të Nations League pasi ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 Qipron. “Dardanët” zhvilluan një ndeshje spektakolare dhe nuk e vunë asnjë moment në dyshim fitoren. Muslija hapi festivalin e golave, përpara se Rrudhani, Rashani e Muriqi të plotësonin pokerin.

Goli i nderit për Qipron u shënua nga Roberge, ndërsa rezultati final i takimit u vulos nga Vedat Muriqi që shënoi edhe një dygolësh personal. Kështu, Kosova mban vendin e dytë në grupin 2 të Ligës C me 9 pikë, 6 më pak se Greqia e vendit të parë.

Në Ligën A, Spanja plotëson ekipet e “Final Four” pasi mposht në sfidën e fundit Portugalinë me rezultatin minimal 1-0. Goli në minutat e fundit nga Alvaro Morata i dha pikët e nevojshme spanjollëve që të merrnin kreun e grupit duke lënë pas pikërisht Portugalinë.

Në të njëjtin grup Zvicra mposhti Republikën Çeke me rezultatin 2-1. Në Ligën B, Serbia mposht Norvegjinë me rezultatin 2-0 dhe siguron ngjitjen në Ligën A. Në Ligën A është ngjitur edhe Skocia pas barazimit pa gola ndaj Ukrainës. Po në barazim përfundoi edhe sfida midis Suedisë dhe Sllovenisë me rezultatin 1-1. Irlanda mposhti Armeninë me rezultatin 3-2.

Në Ligën C, Greqia që ishte në të njëjtin grup me Kosovën, mposhti me rezultatin 3-1 Irlandën e Veriut. /oversport.tv

You may also like