“Kosova është Serbi”, deklarata e politikanit francez, i kundëpërgjigjet reperja shqiptare

by admin
Spread the love

Disa deklarata të Nicolas Bay, politikanit francez, kanë bërë xhiron e rrjetit së fundmi. Në disa video të publikuara duket ai duke ofenduar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e po ashtu në tërësi Kosovën duke thënë se është Serbi.

Bay nuk u mjaftua me kaq, duke publikuar më pas edhe një postim në Instagram nga Deçani me përshkrimin: “Kosova është Serbi”. Këto deklarata kanë ngjallur shumë reagime ne rrjetet sociale, teksa së fundmi ka ardhur një i tillë edhe nga reperja Doruntina Shala, e njohur si Tayna.

Reperja i është përgjigjur politikanit francez me anë të një story në Instagram, ku ia bën të ditur që Kosova është Kosovë ose nëse do të ishte diçka tjetër Kosova është Shqipëri. “Kosova është Kosovë dhe nëse diçka tjetër Kosova është Shqipëri. Kosovarët janë Ilirë dhe Pellazgë, keni dëgjuar ndonjëherë për ta?

Nuk më kujtohet që serbët të ishin në Ballkan në atë kohë meqenëse ju dini shumë për ta. E kam fjalën për vitin 400 para Krishtit ose shekullin e 12-të para Krishtit. Mësoni historinë tuaj zotëri, sepse truri juaj është shpërlarë”-shkroi Tayna.

You may also like