Kosova e nis me fitore Nations League, mposht në transfertë Qipron

by admin
Spread the love

Kosova e nis me fitore këtë edicion të Nations League pasi ka mposhtur në ndeshjen e parë Qipron me rezultatin e pastër 2-0. Kanë mjaftuar dy gola në pjesën e dytë të lojës për Kosovën që të dalë nga kjo transfertë me pikë të plota falë golave të Berishës dhe Zhegrovës.

Janë qipriotët që e nisin disi më mirë ndeshjen, ndërsa Kosova kundërpërgjigjet me Valon Berishën. Panoramë e njëjtë edhe disa minuta më vonë, me qipriotët që i shkojnë pranë golit. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0 edhe pse Kosova iu afrua golit me anë të Zhegrovës,

Në pjesën e dytë, Kosova ishte më e qartë përpara portës dhe prish ekuilibrat me Valon Berishën që realizon një gol nga limitet e zonës. Qiprua provon të rivendosë baraspeshën, por pa sukses.

Edon Zhegrova i jep edhe goditjen finale Qipros në minutën e 78-të duke dyfishuar shifrat. Kështu në ligën C të Nations League, Kosova merr kryesimin e grupit 2, ndërsa është në pritje të sfidës Irlandë e Veriut-Greqi.

Në sfida të tjera Gjeorgjia mposhti me rezultatin 4-0 ekipin e Gjibraltarit, ndërsa Maqedonia e Veriut barazoi në Bullgari me rezultatin 1-1. Fiton edhe Estonia në Ligën D ndaj San Marinos me rezultatin 2-0. /oversport.tv

 

You may also like