Kosova do të bëhet me Agjenci të Mbrojtjes (VIDEO)

by admin
Spread the love

Mbrojtjes së Kosovës do t’i shtohet një institucion i ri.

Bëhet fjalë për Agjencinë e Mbrojtjes, themelimin e së cilës ministri i mbrojtjes Armend Mehaj do ta përmendte për herë të parë në konferencën e Asociacionit Ndërkombëtar për Operacione të Stabilitetit në Gjermani.

Investimet nga ky shtet dhe nga vendet tjera të globit, janë arsyeja kryesore pse Kosovës i duhet kjo agjenci, sipas ministrisë.

“Krijimi i kësaj agjencie është ne fazën inicuese dhe koncepti i saj konsiston në:
– Organizimin e industrisë kombëtare në përputhje me nevojat e industrisë sonë të mbrojtjes; – Inkurajimin dhe mbështetjen e ndërmarrësve tanë për investime në fushën e industrisë së mbrojtjes; – Ofrimin e mundësive dhe kushteve te favorshme për kompanitë e vendeve partnere të industrisë se mbrojtjes për investime ne vendin tonë si dhe eksplorimi i mundësive të kontributeve të kapitalit të huaj dhe teknologjisë”, ka bërë të ditur për Klan Kosovën, Sefer Isufi, shef i komunikimeve strategjike në Ministrinë e Mbrojtjes

Agjencia e Mbrojtjes do të bëjë plane edhe për armatimin e forcës.

“Ky institucion do të bëjë planifikimin e prodhimit të armëve dhe pajisjeve moderne bazuar në nevojat e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tonë;
dhe mbikëqyrjen e prokurimeve dhe kontraktimeve, si dhe koordinimi i importeve dhe eksporteve që lidhen me produktet e industrisë së mbrojtjes”.

Meqë është në fazën fillestare, ende nuk është vendosur nëse kjo Agjenci e re do të krijohet me ligj apo si organ i brendshëm. E njëjta do të përfshijë jo vetëm ministrinë e mbrojtjes, por edhe policinë, doganën dhe AKI-në, njofton Klankosova.tv.

 

You may also like