Kosova bind me Alain Giresse në stol, Zvicra i shpëton humbjes

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kosova ka bërë një ndeshje shumë të mirë në transfertë kundër Zvicrës, por në fund u nda vetëm në një barazim 0-0. Dardanët, e drejtuar tani nga Alain Giresse, ishte shumë e rrezikshme në këtë ndeshje.

Që në fillim Amir Rrahmani me një goditje me kokë iu afrua golit, sikurse bëri edhe Valon Berisha në minutën e 32-të të ndeshjes.

Mesfushori goditi mirë me kokë dhe detyroi portierin Kobel të “fluturonte” për ta devijuar topin. Nga ana tjetër Zvicra tentoi të shënonte me Xherdan Shaqirin, por Muric e ndali sulmuesin nga një goditje jashtë zone.

Pjesa e dytë nisi me një gol të Kosovës, që shfrytëzoi një gabim të Zvicrës dhe Milot Rashica brenda zone nuk e fali ekipin vendas dhe i dha epërsinë dardanëve.

Skuadra helvete reagoi dhe ia doli të shënonte në minutën e 62-të, me Lotomba që me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Dhjetë minuta më pas Dresevic provoi të shënonte golin e avantazhit, por Kobel e ndali. Kështu ky takim përfundoi 1-1 dhe sinjalet e para të Kosovës me Giresse në stol janë shumë pozitive.

Zvicër-Kosovë 1-1
Shënues:
Lotomba 61’ / Rashica 52’

/ oversport.tv

You may also like