Korubin: Ballkani i Hapur është vetëm paravanë për botën serbe

by admin
Spread the love




Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, analistja politike, Nikica Korubin tha se të gjitha projektet rajonale duhet të jenë nën procesin e Berlinit, dhe se ajo është projekti i vetëm të cilin e udhëheq Bashkimi Evropian.

“SHBA pjesërisht nuk janë kundër, nuk mund të themi se i japin përkrahje… Procesi i Berlinit është i imagjinuar si të gjithë 6 vendet nga Ballkani Perëndimor të cilët ende nuk janë të integruar, në një farë mënyre thënë të jenë nën monitorimin e BE-së. Ballkani i Hapur edhe pse është ngjitur rreth atij procesi, ja ne përkujdesemi për komunikimin e njerëzve, leje pune dhe ashtu me radhë në thelb është vetëm paravanë për botën serbe, ndërsa bota serbe është diçka që në të madhe diskutohet dhe analizohet. Madje edhe Kroacia filloi të ketë frikë, e cila është anëtare e NATO-s, ndaj zgjerimit të atij projekti, ndaj pretendimeve hegjemoniste që Serbia i ka pothuajse në tërë shekullin 20”, tha analistja Korubin.

Ajo thotë se nuk e kupton se cili është interesi i Maqedonisë së Veriut të jetë pjesë e këtij projekti. /SHENJA/


You may also like