Koreja e Jugut: Hamasi po përdor armë të Koresë së Veriut në luftë kundër Izraelit

by admin
Spread the love

Grupi militant palestinez Hamas po përdor armët e Koresë së Veriut në luftën e tij kundër Izraelit, sipas agjencisë së spiunazhit të Koresë së Jugut.

Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut (NIS) konfirmoi një raport të mëparshëm nga Zëri i Amerikës i financuar nga qeveria amerikane, se luftëtarët e Hamasit përdorën një raketë-hedhëse F-7 të prodhuar nga Koreja e Veriut.

Një foto në raportin e Zërit të Amerikës, e publikuar fillimisht në shërbimin e saj në Kore, tregoi pjesën e mesme të një rakete të përdorur në F-7, tha NIS. F-7 është ekuivalenti i granatahedhësve RPG-7 sovjetik/rus dhe tipit kinez 69-1, sipas Small Arms Survey, i cili financohet nga Holanda.

NIS tha se “po mbledh dhe grumbullon prova konkrete në lidhje me shkallën dhe kohën e ofrimit të armëve nga Koreja e Veriut për Hamasin”.

Koreja e Veriut është një eksportues i madh i paligjshëm i armëve të vogla dhe të lehta, pavarësisht sanksioneve të Kombeve të Bashkuara që synojnë të mbysin eksportet e saj, sipas analistëve.

Raporti i Zërit të Amerikës nuk është i pari që lidh armët e Koresë së Veriut me Hamasin. Tetorin e kaluar, një zyrtar i lartë me Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut në Seul tha se kishte prova se Pheniani eksportonte RPG dhe potencialisht armë të tjera, drejtpërdrejt ose tërthorazi për grupin militant islamik.

Bashkëpunimi i Koresë së Veriut me Hamasin gjithashtu ka të ngjarë të shtrihet në doktrinën taktike dhe stërvitjen, tha zyrtari koreano-jugor në atë kohë.

Pretendimet e Koresë së Jugut për përdorimin e armëve të Koresë së Veriut nga Hamas vijnë pasi Shtetet e Bashkuara pretenduan javën e kaluar se Rusia po përdor raketa të prodhuara nga Koreja e Veriut, për të sulmuar Ukrainën.


Top Channel

You may also like