Korabi thyen Pogradecin dhe blindon vendin e tretë, Tomori përmbys Maliqin

by admin
Spread the love

Korabi ka bërë detyrën në shtëpi kundër Pogradecit, duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0, kurse Tomori ka përmbysur Maliqin në Korçë. Ky takim përfundoi 2-1 në favor të beratasve.

Në Peshkopi u vendos gjithçka që në fillim, kur Erjon Dragoi e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 10-të dhe nuk festoi ndaj skuadrës së qytetit të tij.

Ai gol kishte vlerën e tre pikëve dhe Korabi shkon në kuotën e 44 pikë, me 7 pikë më pak se Erzeni dhe 6 më shumë se Apolonia e vendit të katërt.

Fitore arriti edhe Tomori, që është ngjitur në vendin e pestë. Beratasit mposhtën Maliqin, që shënoi i pari me anë të Klejdi Rapos.

Tomori reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar me mesfushorin Marjo Bajramaj, kurse Brunild Pepa ia doli të shënonte edhe golin e fitore në fund të takimit.

KATEGORIA E PARË – JAVA 22

E hënë, më 7 mars, ora 14:00
Maliqi-Tomori 1-0
Shënues:
Rapo 8’ / Bajramaj 54’, Pepa 83’
Korabi-Pogradeci 1-0
Shënues:
Dragoj 10’

/ oversport.tv

You may also like