KOPENHAGË – Muret e Bursës së Vjetër shemben pas zjarrit shkatërrues

by admin
Spread the love

KOPENHAGË, 18 prill /ATSH-DPA/- Muret e ndërtesës historike të Bursës së Vjetër të Kopenhagës, e djegur nga një zjarr shkatërrues, janë shembur, tha një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve sot pasdite.

Gjysma e ndërtesës u dogj dhe çatia u shkatërrua nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e së martës.

“Tani, muret e gjysmës së ndërtesës janë shembur, pavarësisht masave të marra për stabilizimin e tyre”, tha zëdhënësi.

Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në ndërtesën, e njohur si “Børsen” në gjuhën daneze.

E ndërtuar në shekullin e XVII, ndërtesa nuk përdorej më si bursë, por po i nënshtrohej punimeve restauruese dhe ishte e mbuluar me skela.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like