KOPENHAGË – Danimarka planifikon heqjen e hershme të avionëve F-16

by admin
Spread the love

KOPENHAGË, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Danimarka, anëtare e NATO-s, po kërkon të heq nga përdorimi avionët e saj luftarakë F-16, dy vjet më herët se sa ishte planifikuar, duke i hapur rrugën mundesisë për t’i dhuruar në Ukrainë.

“Avionët e Forcave Ajrore Daneze do të hiqen nga përdorimi që në vitin 2025 në vend të 2027 siç ishte planifikuar më herët”, raportoi radiostacioni danez DR.

“Kjo afron gjithashtu një mundesi për t’i dhuruar avionët luftarakë në Ukrainë”, tha ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen,

Ministria e Mbrojtjes në Kopenhagë konfirmoi se avionet danezë F-16, do të hiqen nga përdorimi, pasi pasardhësit e tipit F-35 mund të përdoren më shpejt se sa ishte planifikuar.

Danimarka, në bashkëpunim me Holandën, do të ofrojë trajnime për pilotët ukrainas në një bazë ajrore pranë kufirit gjermano-danez për të qenë në gjendje të operojnë F-16.

Sipas ministrit danez të Mbrojtjes, trajnimi do të zgjasë gjashtë deri në tetë muaj.

Kështu, një dhurim i mundshëm i avionëve luftarakë ka të ngjarë të bëhet pas përfundimit të trajnimit në vitin 2024. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like