Koordinim për menaxhim të Veriut të Kosovës – Shqip

by admin
Spread the love

TË SHMANGEN MOMENTET E KRIZËS

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë koordinim për menaxhim të veriut të Kosovës.

Ambasadori amerikan në Kosovë tha se SHBA-ja e sheh si të ndjeshme këtë çështje andaj edhe kërkon koordinim.

Në një konferencë për media nga hapja zyrtare e një qendre biznesore në Pejë, Hovenier ka thënë se SHBA-ja dëshiron që Kosova t’i arrijë qëllimet e veta e se e mbështet një Kosovë demokratike dhe sovrane.

Ajo që dua të them është se ne jemi prapa një Kosove sovrane, të pavarur, multietnike demokratike që zë vend në strukturat evropiane e euroatlantike. Po bëjmë punë të madhe për këtë. Kjo po ashtu nënkupton që Kosova ta ushtrojë sovranitetin e saj. Veriu është i komplikuar dhe i vështirë dhe mënyra se si Qeveria e Kosovës menaxhon situatën është shumë e ndjeshme dhe duam të jetë shumë e koordinuar me aleatët ndërkombëtarë që të shmangin momentet e krizës që pengojnë rrugën tonë të gjatë për të arritur këtë qëllim të përbashkët” – tha Jerfrey Hovenier, ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Hovenier e kishte të vështirë të përgjigjej nëse situata në veri është afër shtensionimit duke refuzuar të flasë për caktim afatesh.

U pyet edhe për publikimin e përgjimeve të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së me deputetin e atëhershëm të Listës Serbe Slavko Simiq.

“Nuk mund të flas shumë për këtë, liderët politikë në Parlament kanë komunikim me të gjithë palët. Por Radojiçiq ju e dini se është në listë të zezë të ShBA-së” Jerfrey Hovenier, ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Ai refuzoi të flas edhe për sanksionet e mundshme të SHBA-së ndaj Serbisë, duke thënë se nuk është në kompetencën e tij.

You may also like