“Koordinator i BDI-së në Çair”, Grubi i uron punë të mbarë Osmanit

by admin
Spread the love





Zv.kryeministri, Artan Grubi, përmes një postimi në Facebook, i ka uruar punë të mbarë Bujar Osmanit në detyrën e re partiake që ka të bëjë me koordinimin e aktiviteteve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, shkruan gazeta Lajm.

“I uroj punë të mbarë Bujarit në koordinimin e aktiviteteve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair.

Krahas asaj të Kryetarit, Bujari ka edhe mbështetjen time në këto përpjekje për ta riaktivizuar strukturën në Çair pas tre viteve mungese të aktiviteteve partiake në degën tonë dhe në këshillat vendore në kuadër të degës.

Ju ftoj të gjithëve të bashkangjiteni me të gjitha idetë dhe veprimet tuaja për një BDI sa më të fortë dhe sa më të bashkuar në Çair”, ka shkruar Grubi.







Artikulli paraprakPërleshje e armatosur në Çarshi të Shkupit
Artikulli tjetërPërfundon sezoni për Neymar Jr, reagon braziliani




You may also like