Kooperativa duhet të shihet si pjesë biznesore, deri tani nuk kanë qenë shumë aktive

by admin
Spread the love

Kooperativat në Kosovë, nuk kanë qenë deri tani shumë aktive, po vlerëson shefi i programit Agro të USAID, Fatmir Selimi.

Ai ka thënë në Rubikon, se kjo formë duhet ndryshuar meqë, kooperativat duhet të shihen si pjesë biznesore, nga të cilat pjesëtarët e saj mund të gëzojnë përfitime të mira, përcjell Klankosova.tv.

”Kooperativat në Kosovë e kanë një emër të keq me thanë që nga koha socialiste”.

”Ky mentalitet ka mbet edhe pas luftës. Qeveria e Kosovës që nga 2003 ka krijuar një ligj për kooperativën. Mirëpo deri më tani kooperativat nuk kanë qenë shumë aktive në Kosovë”.

”Është një kooperativë në pjesën mbi Prizren. Kooperativat duhet të shihet si diçka, si pjesë biznesore. Ku pjesëtarët e kooperativës mund të arrijnë të kenë përfitime të mira”.

”Tek ne ka mungesë besimi, ky është problemi kryesor dhe nuk mund të organizohemi si grupe me interesa të përbashkëta. Zakonisht shqiptarët bashkohen vetëm kur kanë probleme”.

”Implementimi i ligjeve në Kosovë, është shumë i mangët. Kooperativat e shtetit që 100 vjet e kanë këtë kulturë, këtë edukim”.

”Në çdo vend tjetër ka grante në mënyrë që këto kooperative të arrijnë suksesin e tyre. Ne po shpresojmë se tani është duke u zhvilluar strategjia e re për sektorin e bujqësisë. Unë besoj që në të gjitha sektorët ka me qenë kjo e mundshme, por janë kultura ku mund të organizohen kooperativa”.

Ky emision është sponsorizuar nga Oda Ekonomike Gjermano Kosovare dhe Fondacioni Konrad Adenauer

You may also like