Konyaspori i shqiptarëve synon blerjen e ish-sulmuesit të Partizanit

by admin
Spread the love

Klubi turk i Konyasporit hidhet në sulm oër të afruar Ekuban. Ish-sulmuesi i Partizanit, aktualisht pjesë e Genoas në Serinë B, ka lënë kujtime shumë të mira në Turqi me Trabzonsporin dhe drejtuesit e Konyaspor janë gati ta rikthejnë sërish.

Shqip shkruan se sipas mediave turke, oferta e parë për Genoan është ajo e një huazimi me të drejtë blerjeje për 1.5 milionë euro, ndërsa klubi italian ngulmon në shitjen e menjëhershme të sulmuesit.

Kujtojmë që te Konyaspor luajnë edhe tre futbollistë shqiptarë, kuqezinjtë Endri Çekiçi e Sokol Cikalleshi, dhe sulmuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi, të cilët janë titullarë të padiskutueshëm dhe kanë dhënë jo pak kontribut në ecurinë e mirë të skuadrës.


Top Channel

You may also like