Konstituohet Komiteti për negociata dhe ekipi negociues për Korridorin 8 dhe 10

by admin
Spread the love

Qeveria në seancën e sotme të 127-të e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për konstituimin e Komitetit për negociata dhe ekipin negociator për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 (Aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projektin për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafthanë) dhe Korridorin 10 (Aksi i autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

“Si konkluzion të veçantë për këtë pikë, Qeveria vendosi të shtrojë shkresë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me kërkesë që anëtar i këtij komiteti të nominohet edhe një përfaqësues i partisë më të madhe në opozitë”, informojnë nga Qeveria.

Në seancën e sotme të 127-të u miratua Informacioni për aktivitetet përgatitore për fazën e dytë të dialogut konkurrues për dhënien e kontratës për krijimin e partneritetit publiko-privat për financimin, projektimin, ndërtimin, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes së gazit natyror dhe e miratoi marrëveshjen për dhënien e kontratës për këtë projekt strategjik për gazifikimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtojnë nga Qeveria.

You may also like