Kongresmenia krahason Joe Biden me Hitlerin, në mitingun pasi u largua prej demokratëve (fotot)

by admin
Spread the love

Ish-kongresmenia e Hawaii, Tulsi Gabbard krahasonte dje presidentin Joe Biden me Adolf Hitlerin në një miting në New Hampshire duke pretenduar se të dy ata kanë “mendësi” të njëjtë për udhëheqjen e një vendi, shkruanin sot mediat konservatore amerikane.

Gabbard, e cila javës që shkoi shpalli largimin partia demokrate në pushtet, dënoi Biden për fjalimin e tij të muajit që shkoi në Philadelphia, ku përmendte ish-presidentin Donald Trump dhe ekstremizmin anti-demokratik, sipas regjistrimeve të rrjetit Daily Beast.

“Dhe kjo është diçka që përgjatë historisë e shikojmë te të gjithë liderët autoritarë në vende të tjera. Sigurisht që të gjithë ata besojnë në kokën e tyre se po bëjnë më të mirën, edhe Hitleri besonte se po bënte më të mirën për vendin e tij Gjermaninë, apo jo? Në mendjen e tij, ai kishte gjetur një mënyrë për te justifikuar mjetet e përdorura për arritjen e qëllimeve të tij,” tha ajo në fjalimin e fushatës përkrah kandidatit republikan Don Bolduc.

Gabbard vazhdonte më tej: “Pra kur kemi njerëz me këtë mendësi, duhet të bëjmë gjithçka sepse Presidenti Biden tha në fjalimin në Philadelphia, se ata që mbështesin Donald Trump, janë ekstremistë dhe një kërcënim për demokracinë tonë”.

Me heret, duke njoftuar largimin e saj prej zhgënjimit nga partia demokrate, ajo quante demokratët “një kabalë elitiste luftënxitësish”.

Komentet u lavderuan nga republikanet megjithse shume hidhnin dyshime se ishin hile elektorale te fushates.

Njoftimi i saj u bë me një video në rrjetin Twitter dhe Youtube, ku kongresmenia deklaronte: “Nuk mund të mbetem sot më me Partinë Demokrate, e cila është nën kontrollin e një kabale elitiste luftënxitësish, të cilët motivohen nga djallëzia për të kthyer në ‘racore’ çdo çështje shoqërore, si dhe duke nxitur racizmin kundër të bardhëve”.


Top Channel

You may also like