Kongresi i PS, Edi Rama firmosi aministinë për Sali Berishën dhe aleancën e tyre kundër SHBA

by admin
Spread the love

Kongresi i socialistëve tregoi se ishte kryekëput një fasadë e lojërave dhe intrigave politike të kryeministrit Rama. Në gjithë broçkullitjen e tij tmerrësisht të mërzitshme, ku dokrrat e shërbimit ndaj qytetarëve apo dhe heroizmit të tij si shpëtimtar i kombit, esenca e fjalës së tij kishte dy pika kulmore. E para frika që e ka kapluar nga arrestimet e SPAK ndaj funksionarëve socialistë, ku përveç që lau duart me përgjegjësinë për korrupsionin e ministrave të tij, jua tha troç se nuk bëhej avokat i askujt që ka gisht në korrupsion.

Mesazhi i dytë që Edi Rama që lëshoi nëpërmjet kërkesës së tij ndaj SPAK ishte arrestimi i Berishës, të cilën e kamufloi si kërkesë amerikane. Ky mesazh politik nga ana e Edi Ramës vjen në një moment kur amerikanët knë rritur presionin ndaj Sali Berishës dhe kanë kaluar në veprime konkrete. Pasi i dha goditje amerikanëve në Shkodër, duke i dhënë votat e socialistëve Sali Berishës për të zgjedhur kandidatin e tij, gjë që ishte kundër interesit të tyre, Edi Rama bëri një amnistim të dytë politik për Sali Berishën. Politizoi qëndrimin e SPAK, duke e paralizuar dhe e ngjyruar çdo akuzë që ky institucion mund të ngrejë ndaj Berishës.

Pas kërkesës së tij, Sali Berisha do të paragjykojë çdo veprim të SPAK, si kërkesë politike të Edi Ramës dhe kundërshtarëve të tij politikë. Edi Rama ditën e sotme ka dalë hapur kundër SHBA, duke i dhënë një tjetër goditje interesave të tyre dhe kërkesave për të vënë para drejtësisë një njeri që e kanë akuzuar familjarisht për korrupsion. Duket qartë, që koalicioni Rama-Berisha është evident pasi dhe në qëndrimin e tyre ndaj ambasadores amerikane po përdorin një standard, por me mënyra të ndryshme. Sali Berisha e cilëson guvernatore, Edi Rama e cilëson sekretare partie. Dy ofiqe të njëjta për sisteme të ndryshme politike, por në oratorinë e tyre përkthehet si njeri që po i vë shkopinj nëpër rrota pushtetit të tyre, që po bëhet i përjetshëm dhe i padurueshëm.

You may also like