Konflikti në Gaza pritet të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2024 – Shqip

by admin
Spread the love

Në një mesazh për Vitin e Ri, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, tha se dislokimet e trupave po rregulloheshin për t’u përgatitur për “luftime të zgjatura”. Ai tha se disa trupa, veçanërisht rezervistët do të tërhiqen për t’i lejuar ata të rigrupohen.

“Këto përshtatje synojnë të sigurojnë planifikimin dhe përgatitjen për vazhdimin e luftës në vitin 2024. IDF duhet të planifikojë përpara duke kuptuar se do të ketë misione shtesë dhe luftimet do të vazhdojnë pjesën tjetër të vitit.”

Ai tha se disa rezervistë do të largohen nga Gaza sa më shpejt këtë javë për t’i lejuar ata “të renergjizohen përpara operacioneve të ardhshme.

Më shumë se 21,800 njerëz janë vrarë në Gaza, kryesisht fëmijë dhe gra gjatë 11 javëve të luftimeve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Ndërkohë që persona të armatosur të Hamasit sulmuan Izraelin jugor më 7 Tetor dhe vranë 1200 njerëz shumica civilë dhe rreth 240 të tjerë u morën peng./tvklan.al

You may also like