Konfiskohen nargjile dhe duhan elektronik, Drejtoria e Doganës: Nuk ishin të deklaruara!

by admin
Spread the love




Drejtoria e Doganave në bashkëpunim me MPB-në gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontrolle në disa lokacione në Shkup ku është konfiskuar duhan për nargjile dhe cigare elektrike.

Nga Doganat thonë se produktet nuk ishin të deklaruara me çka është tentuar që tu iket tatimeve në vlerë të 2.5 milionë denarëve.

“Më 26.01.2023 në disa lokacione në Shkup në kuadër të aksionit të koordinuar është kryer kontroll në të cilin janë zbuluar dhe konfiskuar produkte pa pulla akcize, prej të cilave 454 kg duhan për nargjile, 2.290 cigare elektronike me përmbajtje prej 15.130 mililitra lëng për cigare elektronike. Me këtë konfiskim është parandaluar tentativa për lëshimin e mallrave pa akcizës në qarkullim të lirë, për çka është shmangur pagesa e tatimeve në vlerë të gjithsej 2,5 milionë denarëve”, thonë nga Drejtoria e Doganave.


You may also like