Konfiromohet: Ky futbollist shqiptar do të jetë kapiten i Zvicrës për ndeshjen ndaj Kosovës

by admin
Spread the love

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, do të jetë kapiten sërish te Zvicra.

Mesfushori i Arsenalit mungoi në ndeshjet e fundit te “Helvetikët”, teksa Xherdan Shaqiri barti shiritin e kapitenit.

Mirëpo, shiriti i kapitenit do t’i kthehet sërish Xhakës në ndeshjet e marsit.

Njërën nga ndeshjet miqësore, Zvicra do ta zhvillojë më 29 mars ndaj Kosovës.

“Ne do t’i drejtohemi pyetjes së kapitenit përsëri në detaje”, tha fillimisht përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, teksa më pas trajneri e bën të qartë: “Nuk do të bëjmë ndonjë ndryshim të madh”.

Sipas “Blick”, kjo nënkupton se shiriti i kapitenit do të kalojë nga Shaqiri te Xhaka.

“Shaqiri kishte ndeshjet e tij si kapiten, mori përgjegjësinë dhe e dorëzoi. Por, nuk është e rëndësishme që ai të mbajë shiritn në krah, e rëndësishme është që të gjithë të marrin përgjegjësinë”, deklaroi Yakin.

Përveç Kosovës, Zvicra më 26 mars do të luajë ndaj Anglisë në “Wembley”. 

You may also like