Konfindustria del me thirrjen urgjente: Të shkrihet Bordi i Transparencës, po vepron në dëm të interesit publik

by admin
Spread the love

Me anë të një njoftimi për shtyp ka reaguar konfindustria ku i kërkon vendimarrjes politike të ndërmarri nismën ligjore për shkrirjen e menjëhershme të Bordit të Trasparencës/BT shoqëruar me themelimin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERK.

Konfindustria vlerëson, se Bordi i Trasparencës në gjithë vendimarrjet e tij ka vepruar në dëm të interesit publik.

Njoftim:

“Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike të ndërmarri nismën ligjore për shkrirjen e menjëhershme të Bordit të Trasparencës/BT shoqëruar me themelimin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERK. ERK të krijohet si institucion i përhershëm, profesional dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë, sipas modeleve rajonale të provuara të sukseshme. BT është institucion i përkohshëmnë, në varësinë e qeverisë dhe përbëhet në një akt te qartë konflikti interesi në gjysmën e antarëve nga subjektet, që duhet të kontrollohen.

Konfindustria vlerëson, se Bordi i Trasparencës në gjithë vendimarrjet e tij ka vepruar në dëm të interesit publik, duke favorizuar qartësisht kartelin e karburanteve, sidomos në çmimet e tregut të shumicës dhe tarifat e operacioneve portuale dhe depozituese, si dhe shtimin e sforcuar të të ardhurave publike me pasoja të rënda për qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë.

Rasti më i qartë i vendimarrjes klienteliste të Bordit të Trasparencës është i datës 6/8/2022. Me një akt qartësisht sfidues ndaj interesit publik dhe pa asnje shpjegim teknik shoqërues nga BT çmimi i naftës u ul me vetëm 1 lek/litër, të paktën 20 here më të vogël, sesa bëhej e mundur nga vlerësimet krahësimore të rënies së çmimeve në bursat ndërkombëtare. Cmimi i naftës me pakicë duhej të ishte nën 200 lekë/litër.

Shqipëria ka sot cmimet e karburanteve nga më të lartët në botë në vlerësim relativ dhe 20-30% në vlerësim absolut në rajon. Sa më sipër shoqërohet më cilësi jashtë standarteve minimale ndërkombetare dhe abuzime të rënda vjedhje të volumeve të shitjes së karburanteve. Ngarkesa fiskale është nga më të lartat në rajon, duke nxitur qartësisht kontrabandën masive.

Kostot e abuzimit në sektorin e karburanteve shoqëruar dhe me kontrabandën masive në dëm të buxhetit të shtetit, mund të arrijnë deri në 500 milionë/vit në dëm të bizneseve, qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik në afatgjatë. Këtu nuk llogariten kostot e dëmëve mjedisore, shëndetësore, makineri, pajisje dhe pasojat e drejtëpërdrejta në sektorët e tjerë të ekonomisë.”-u tha në njoftim.

You may also like