Koncertin më të madh të Elvanës për këtë verë do e shikoni në South Outdoor Festival!

by admin
Spread the love

South Outdoor Festival po rikthehet me edicionin e pestë dhe Elvana Gjata do jetë ylli shqiptar që do performojë në mbrëmjen e fundit të tij! Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Instagramit të festivalit më të bukur që organizohet në jugun e Shqipërisë. Sipas tyre, Elvana do performojë në datë 2 Maj, në mbrëmjen e fundit të festivalit, që siç shkruan stafi organizues “do doni të zgjasë përgjithmonë”.

Elvana do performojë krah artistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, që do ngjiten në skenë për ditë me radhë, duke mbajtur publikun të karikuar si kurrë më parë.

Nga data 29 prill deri më 3 maj, Borshi do mbushet nga tingujt e muzikës së mirë, lojërat dhe argëtimi për çdo moshë. Kujtojmë se South Outdoor Festival u rikthye fuqishëm shtatorin që shkoi, pas mungesës 1-vjeçare kushtëzuar nga pandemia. Energjia e stafit dhe e pjesëmarrësve vërtetoi se asgjë nuk ka ndryshuar dhe festivali rezervon të njëjtën magji./revistawho.com

You may also like