Konashenkov: Rrëzuam avionët luftarakë të tipit Su-25 dhe Mig-29 të ushtrisë ukrainase

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha se avionët luftarakë të tipit Su-25 dhe Mig-29 të ushtrisë ukrainase u rrëzuan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.

Duke dhënë informacion në lidhje me veprimet e ushtrisë ruse në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila po vazhdon prej më shumë se 3 muajsh, Konashenkov deklaroi se pajisjet e aviacionit të Forcave të Armatosura të Ukrainës u shkatërruan nga raketat me precizion të lartë të lëshuar nga ajri në aeroporti ushtarak në Dnipro.

Konashenkov tha: “Objektet e prodhimit për riparimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake në rajonin e Harkovit u shkatërruan. Përveç kësaj, 2 shtabe, 27 rajone me ushtarë dhe pajisje ushtarake, 5 pozicione qitëse artilerie, 2 bateri raketahedhëse shumëgrykëshe, 5 depo municionesh u goditën nga raketa me precizion të lartë të lëshuar nga ajri”.

Duke vënë në dukje se njësitë taktike luftarake ajrore ruse sulmuan 46 zona ushtarake, Konashenkov deklaroi se në këto sulme u shkatërruan “150 forca nacionaliste ukrainase, 6 tanke, 4 pajisje artilerie dhe 2 raketahedhëse Grad”.

“Më 24 orët e fundit, me sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, avioni i tipit Su-25 të Forcave Ajrore të Ukrainës u rrëzua në rajonin e Harkovit dhe avioni luftarak i tipit Mig-29 në rajonin e Dnipros. Përveç kësaj janë shkatërruar 5 mjete ajrore pa pilot (dronë).”

Duke vënë në dukje se 62 shtabe të ushtrisë ukrainase, 138 pozicione zjarri artilerie dhe 303 ushtarë dhe pajisje ushtarake u goditën nga njësitë e artilerisë ruse, Konashenkov tha: ” Në këto sulme u goditën 350 nacionalistë ukrainas, 7 pajisje ushtarake, 2 raketahedhëse Grad shumëgrykëshe, 5 pajisje raketash e artilerie, 16 mjete speciale si dhe 11 depo municioni dhe karburanti.”

Ai tha se deri më sot janë shkatërruar 195 avionë, 130 helikopterë, 1.168 mjete ajrore pa pilot dhe 336 sisteme raketash të mbrojtjes ajrore, si dhe 3,484 tanke dhe automjete të blinduara, 499 raketahedhës shumëgrykëshe, 1.843 obusë dhe mortaja, dhe 3.528 automjete ushtarake private që i përkisnin Ukrainës. Konashenkov tha se ushtria ruse kishte pastruar minat në vendbanimet Svyatogirsk, Yarova, Studenok dhe Sosnove, të cilat u morën në kontroll nga ushtria ruse.

You may also like